Aktualitet

Tentoi të vrasë të riun për, autori në kërkim, Policia i kap shokët. Prishën provat dhe pastruan vendin e ngjarjes

6 Korrik 2020, 08:19 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë të riun për, autori në kërkim,

BURREL– Dy persona janë arrestuar në Burrel pasi akuzohen për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e një 30-vjeçari disa ditë më parë. Policia e Shtetit nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet, duke bërë me dije se në pranga ka përfunduar: S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç.

Mësohet se ata kanë qënë prezent në momentin kur i riu është plagosur dhe nuk e kanë kallëzuar në Polici, madje ata kanë ndërhyrë në skenën e krimit pasi kanë prishur provat duke pastruar ambientin ku ndodhi plagosja.

Ndërkohë që në kërkim vijon që të jetë autori i plagosjes, i identifikuar me iniciale T. (H.) Xh. banues në Tiranë. I riu akuzohet se qëlluar 30-vjeçarin në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel për hakmarrjeje. Ndërkohë aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mat

Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.

Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burrel plagosja ne burrel policia e shtetit burrel plagosja ne burrel policia e shtetit

Sondazh

Poll