Aktualitet

PAMJE nga operacioni i Forcave të Armatosura, zbresin nga helikopteri dhe shpëtojnë të renë, ministrja Xhaçka: Kjo nuk ës

6 Korrik 2020, 08:47 Nga DOSJA
PAMJE nga operacioni i Forcave të Armatosura, zbresin nga helikopteri dhe

TIRANË– Ministrja Olta Xhaçka ka postuar një video të një operacioni të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të vendit. Në videon e shpërndarë nga ministrja tregohet sesi nis operacioni që me marrjen e informacionit dhe përshkruan të gjithë udhëtimin e bërë nga FA-të.

Fillimisht një telefonatë vjen në zyrë dhe më pas grupi i kërkimit niset për në terren, për të ardhur në ndihmë të qytetarëve. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, FA-të shpëtojnë një të re, për të cilën nuk kanë dhënë detaje. Nuk dihet nëse ajo është një turiste e huaj që ka humbur, apo ka ndodhur diçka tjetër.  

“Kjo nuk është një stërvitje! Shikoni se si duket një operacion real kërkim – shpëtimi nga ekuipazhet e Forcës sonë Ajrore, e parë nga këndvështrimi i operatorit të bordit. Krenare për pilotët dhe teknikët tanë që jo në shumicën e rasteve, por gjithmonë iu duhet të operojnë në kushte dhe terrene jashtëzakonisht të vështira, në mal, në borë, në përmbytje, në det etj,”-shkruan Xhaçka.

Ministrja Xhaçka herë pas here ka publikuar pamje dhe detaje nga puna e Forcave të Armatosura Shqiptare, por kjo është hera e parë që ajo publikon një operacion që kanë zhvilluar FA-të e vendit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura shqiptare olta xhacka forcat e armatosura shqiptare olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 08:30

PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një st...