Aktualitet

Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në Gjirokastër, ndërhyn Policia, qytetarët nuk respektojnë masat për COVID-19

6 Korrik 2020, 08:15 Nga DOSJA
Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në

TIRANË- Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qytetarët janë në radhë për shërbime të ndryshme, por ata nuk respektojnë masat për COVID-19. Siç shihet edhe në foto qytetarët nuk ruajnë distancimin social.  Menjëherë ka ndërhyrë policia, në mënyrë që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të jenë të pajisur me maska.

 

Sakaq, Policia e Shtetit ka nisur ditët e fundit një aksion, ku efektivët u shkojnë në banesë personave të infektuar, me qëllimin që të mos thyejnë rregullat.  Po kështu, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19.  Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona, mes tyre edhe një mjek. Po kështu janë konfirmuar 74 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhë të gjata në gjirokastër radhë të gjata në gjirokastër

Sondazh

Poll