Aktualitet

Efektivët e shtrinë në tokë dhe i vunë prangat/ Arrestohet 38-vjeçari në Sarandë, ishte shpallur në kërkim për drogë

6 Korrik 2020, 08:34 Nga DOSJA
Efektivët e shtrinë në tokë dhe i vunë prangat/

Sarandë-Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”. Si rezultat i operacionit në prangat e policisë ka rënë 38-vjeçari me iniciale A. P nga Pogradeci, por ndalimi i  tij është bërë në Sarandë. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin pasi ishte shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë momentit të arrestimit policia e ka shtrirë në tokë dhe i ka vënë prangat. Ky i fundit nuk ka bërë rezistencë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”. Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38-vjeçari nga pogradeci operacioni “tushemishti” arrestohet 38-vjeçari nga pogradeci operacioni “tushemishti”

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 08:30

PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një st...