Aktualitet

6 Korrik 2020, 08:30 Nga DOSJA

PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një statusi në Facebook, Njësia vendore e Pukës ka shpërndarë edhe një foto të mjekut, i cili humbi betejën me pandeminë.

Gjithashtu në të njëjtin status, i kanë shprehur ngushëllime familjarëve duke e konsideruar largimin e tij nga jeta si një humbje të madhe për komunitetin dhe sistemin shëndetësor.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.
Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Panvarsisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin,”-shkruhet në postim.

Mjeku Shkjau ndërroi jetë ditën e sotme, për shkak të problemeve me shëndetin dhe sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese. Lajmi u konfirmua nga vetë Ministria e Shëndetësisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysni shkjau koronavirusi ne shqiperi njësia vendore e kujdesit shëndetësor puke vdes hysni shkjau viktimat e koronavirusit ne shqiperi hysni shkjau koronavirusi ne shqiperi njësia vendore e kujdesit shëndetësor puke vdes hysni shkjau viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll