Aktualitet

Shkon në 79 numri i viktimave nga COVID-19/ Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi, mes tyre mjeku Hysni Shkjau

6 Korrik 2020, 08:57 Nga DOSJA
Shkon në 79 numri i viktimave nga COVID-19/ Humbin jetën 3

TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë: mjeku Hysni Shkjau, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçar nga Tirana. Sipas MSH-së mjeku vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Kështu në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 79.

“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njofton ministria e Shëndetësisë. 

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me COVID-19.  Harta është zgjeruar në 16 qytete. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 08:30

PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një st...