Sport

Formula 1 rikthehet me spektakël: Fiton Bottas, dështojnë Hamilton e Vettel

5 Korrik 2020, 17:08 Nga DOSJA
Formula 1 rikthehet me spektakël: Fiton Bottas, dështojnë

Formula 1 sot u rikthye me shumë emocione. Garën e parë e ka fituar Valtteri Bottas, i cili e pati të lehtë të dominonte në çmimin e madh të Austrisë. Piloti i Mercedes shkëlqeu provat e lira dhe nuk e diskutoi fitoren.

Ferrari mori vendin e dytë me pilotin Leclerc, i cili e nisi garën nga vendi i shtatë. Vendi i tretë shkon për Norris, i cili arrin për herë të parë në karrierë të ngjitet në podium. Lewis Hamilton është humbësi i madh. Ai e nisi nga vendi i pestë pas penalizimit të marrë në provat e lira dhe ia doli të arrinte në vendin e dytë.

Britaniku rivalizoi me shokun e tij Bottas, por momenti vendimtar ishte kontakti me Albion. Kampioni i botës e nxori nga pista dhe u penalizua me 5 sekonda. Kjo bëri që Hamilton ta mbyllë në vendin e katërt.

Vettel doli i dhjeti. Gjermani kaloi një garë me shumë probleme. Zhgënjen Max Verstappen, i cili u la në baltë nga makina e tij Red Bull.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bottas formula 1 hamilton bottas formula 1 hamilton

Sondazh

Poll