Bota

Dritë jeshile për Italinë/ 7 viktima dhe 192 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

5 Korrik 2020, 16:05 Nga DOSJA
Dritë jeshile për Italinë/ 7 viktima dhe 192 raste të reja

ITALI– Në 24 orët e fundit kanë vdekur nga koronavirusi 7 pacientë dhe janë infektuar  192 të tjerë.

Me bilancin e sotëm të Covid-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë italiane, tashmë numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 34,861. Ndërsa të infektuar numërohen në total 241,611.

 

Deri më tani janë 945 pacientë të shtruar në spital me simptoma, ku mes tyre 74 janë nën kujdesin intensiv. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë fituar betejën me Covid-19 ka shkuar në 192,108.

Kujtojmë se gjatë muajve mars dhe prill Italia u përball me situatën më të vështirë të Covid-19 ku shifrat ditore të viktimave shkuan deri në 900, por tashmë duket sikur virusi është dobësuar ndjeshëm.

Burimi:  Corriere

A.C/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll