Bota

Hoti thirrje partive politike: Të gjejmë një formë për mbajtjen e seancës Parlamentare për buxhetin

4 Korrik 2020, 13:53 Nga DOSJA
Hoti thirrje partive politike: Të gjejmë një formë për

KOSOVË-Ditën e sotme kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të dakordësohen për mbajtjen e seancës Parlamentare në Kuvend për ta miratuar rishikimin e buxhetit.

Në fjalën e tij Hoti ka thënë se  është në dijeni që disa deputetë dhe një pjesë e stafit të Kuvendit janë të prekur nga koronavirusi, por ai thekson që është një nevojë urgjente që të gjendet një formë për mbajtjen e një seancë për buxhetin.

Teksa ka qenë në Shirokë të Suharekës, ku edhe ka marrë pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, Hoti ka premtuar dyfishim të subvencioneve për bujqit.

Ndër të tjera ai ka shtuar se kjo nuk mund të bëhet pa miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. Hoti ka theksuar se ky vit na ka treguar sesa e rëndësishme është që të kemi prodhues vendorë e bujq të vyeshëm.

Në fund të takimit ai ka premtuar se qeveria do të jetë pranë bujqve për t’i ndihmuar në mënyrë që të kapërcejnë çdo problem.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll