Ulen çmimet për shërbimet roaming drejt vendeve të rajonit
4 Korrik 2020, 09:34Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Hynë në fuqi çmimet e ulura për shërbimet e roamingut drejt vendeve të rajonit, ndërsa nga viti i ardhshëm roamingu do të hiqet plotësisht. Sipas marrëveshjes, çmimi për thirrjet që merren është ulur nga 2.9 në 1.5 denarë. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thonë se ata tani po fillojnë negociatat për të ulur çmimet e roamingut në vendet e Bashkimit Evropian.
Nga 26 euro, çmimi tani bie në 16 euro për MB, çmimet janë ende të larta por ato filluan të ulen, dhe thirrjet nga 4 euro në 2.5 euro dhe kjo është ulja e fundit që u dakordua. Kjo do të zgjasë për një vit, pra deri në 1 korrik të vitit të ardhshëm, kur nuk do të ketë tarifa shtesë ndërmjet këtyre vendeve – tha Sasho Dimitrijoski -Drejtor i AKE.
Ulja e parë prej 99 për qind e shërbimeve roaming ishte bërë më 1 korrik të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, roamingu do të hiqet në vitin 2021. Të dhënat e fundit nga Barometri Ballkanik tregojnë se 35% e qytetarëve kanë kursyer para për shkak të çmimeve të ulura dhe se përdorimi i Internetit është në rritje në 69 për qind.
ITALI -Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, por javët e fundit është parë një ulje e ndjeshme si për numrin e viktimave gjithashtu edhe...
FRANCË-Air France-KLM planifikon të shkurtojë më shumë se 7.500 punonjës të kësaj linje, si shkak i krizës së krijuar nga Covid-19.“Linja ajrore e dytë më ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,890,588 të infektuar dhe janë...
PRISHTINË– Kosova është një prej vendeve të prekura nga koronavirusi, ku ditë pas dite rastet e reja janë shtuar, duke bërë që situata e Covid-19 të mos q...
SHBA– Amerika feston sot “4 korrikun”, ose e njohur ndryshe si Dita e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan ‘Dek...
BRITANI- Kryeministri i Britanisë Boris Johson ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka thënë se lëhtësimi i masave për parandalimin e koronavirusit ëhstë n...
VIETNAM- E teksa bota po vjen drejt moderimit shumë njerëz kanë dhe ide të ‘çmendura’ por njëkohësisht edhe brilante. Kështu hoteli më i ri në Hanoi, Vie...
KOSOVË- Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme kanë humbur jetën 3 perosna dhe numri në total i viktimave në vend që nga filli...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend dhe numr...