Bota

Tragjike në Japoni/ 2 viktima dhe 13 të zhdukur, evakuohen 75 mijë banorë nga shirat e rrëmbyeshëm

4 Korrik 2020, 11:47 Nga DOSJA

JAPONI– Dy persona kanë vdekur dhe rreth 75 mijë të tjerë janë evakuuar në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez të Kyushu, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm u kanë marrë jetën të paktën  2 personave dhe kanë detyruar 75 mijë banorë të tjerë të evakuohen në Kumamoto dhe Kagoshima të Japonisë.

Shkak për këtë ngjarje të vështirë janë bërë shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin prej shumë orësh, ndërkohë që dhjetëra persona kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Sipas mediave të huaja Agjencia meteorologjike kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në pamjet e publikuara shihet që makinat janë përmbytur nëpër parkingun pranë një lumi, gjithashtu edhe disa ura janë shembur.

Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së shpejtë. Janë pezulluar të gjitha shërbimet e transportit hekurudhor.

Burimi: kyodonews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota japoni permbytje masive ne japoni japoni permbytje masive ne japoni

Sondazh

Poll