Bota

Beogradi rikthen “karantinën”, rritja e numrit të të prekurve alarmon qeverinë

4 Korrik 2020, 12:39 Nga DOSJA
Beogradi rikthen “karantinën”, rritja e numrit të të

SERBI- Serbia dhe Mali i Zi ishin dy nga shtetet që BE-ja iu dha dritën jeshile për të lëvizur drejt vendeve të unionit. Por qeveria e Serbisë ka rikthyer masat kufizuese në kryeqytet pas shtimit të rasteve të infektimive me COVID-19.

Masat e marra nga qeveria do të zgjasin deri në 18 korrik dhe përfshijnë mbylljen e klubeve të natës dhe kafeneve pa ambiente të jashme nga ora 23:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Gjithashtu do të mbyllen të gjitha konviktet studentore në kryeqytet.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se problemi më i madh është në Beograd, ku është edhe numri më i lartë i të infektuarve, me 82.5 përqind. Vuçiç ka paralajmëruar se duke nisur nga e hëna, masat ndëshkuese për personat që do të shkelin rregullat do jenë të ashpra, përfshirë këtu edhe vendosjen e gjobave.

Përhapja e virusit në Serbi, kapi kulmin në muajin maj, kur qeveria liroi masat. Ndeshjet e futbollit me mijëra spektatorë, festimet fetare dhe zgjedhjet e fundit parlamentare kanë ndikuar në përhapjen e virusit, ndërsa që prej shpërthimit të pandemisë, vendi numëron mbi 15 mijë raste të infektuarisht dhe 290 viktima.

Burimi: Novinite

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll