Bota

Covid-19 në Kosovë/ Kryeministri Hoti prezanton para odave ekonomike planin për rimëkëmbjen e vendit

4 Korrik 2020, 10:04 Nga DOSJA
Covid-19 në Kosovë/ Kryeministri Hoti prezanton para odave ekonomike

PRISHTINË– Ditën e sotme kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti ka prezantuar planin e qeverisë së tij për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19.

Gjatë këtij takimi Hoti ka njoftuar se ka pasur bashkëbisedim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovës ku ka paraqitur pakon për rimëkëmbjen ekonomike pa treguar detaje.

“Porsa pata një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, para të cilëve paraqita në mënyrë të detajuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit. Kjo pako është prioritet, prandaj edhe e kemi bërë plan të punës së Qeverisë së Kosovës.”– ka shkruar Hoti përmes një postimi në Facebook.

Deri më tani Kosova ka regjistruar 1.824 raste me koronavirus ku 117 prej tyre janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit , ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 50.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove kryeministri hoti avdullah hoti koronavirusi ne kosove kryeministri hoti

Sondazh

Poll