Bota

Shtimi i rasteve të reja/ OBSH: S’ka ardhur vala e dytë, është piku i dytë i valës së parë

4 Korrik 2020, 13:39 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja/ OBSH: S’ka ardhur vala e dytë,

GJENEVË– Fundi i muajit qershor dhe fillimi i korrikut kanë shënuar një shpërthim masiv të rasteve të reja me Covid-19. Në shumë shtete ku u pa një ulje e ndjeshme e rasteve të reja duket sikur virusi është rikthyer sërish javët e fundit.

Lidhur me këtë situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota, Organizata Botërore e Shëndetit, deklaron se numri në rritje i infeksioneve të reja nga koronavirusi nuk është shenjë e një vale të dytë.

“Përkundrazi, është piku i dytë i valës së parë. Ajo që po përjetojmë tani në shumë vende është piku i dytë i një vale të parë, në shumë vende ku virusi nuk është shtypur sa duhet për të parandaluar transmetimin e sëmundjes.”- tha koordinatori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Ndërkohë nga ekspertët në mbarë botën është bërë apel që masa të tilla si higjiena e duarve, mbajtja e distancave dhe izolimi i personave të infektuar dhe kontakteve të tyre duhej të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme.

“Përndryshe ne do të kemi një situatë ku niveli i infeksionit do të jetë vazhdimisht më i lartë nga sa duam në të vërtetë. Potenciali i një vale të dytë është i pranishëm, për shembull në dimër kur shumë njerëz do jenë bashkë në ambiente të mbyllura dhe infeksioni mund të përhapet më lehtë nga një person te tjetri. Virusi gjithashtu mund të reagoj ndaj temperaturave.”-përfundoi Ryan.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

Burimi: newindianexpress

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote michael ryan obsh koronavirusi ne bote michael ryan obsh

Sondazh

Poll