Bota

E dashura e djalit të madh të Presidentit Trump rezulton me koronavirus

4 Korrik 2020, 12:13 Nga DOSJA
E dashura e djalit të madh të Presidentit Trump rezulton me

SHBA– Mediat e huaja kanë shkruar mesditën e kësaj të shtune se e dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Kimberly Guilfoyle, është një ish-personalitet i televizionit “Fox News”,  e lidhur me Donald Trump Jr.

51-vjeçarja Guilfoyle është izoluar menjëherë pasi zbuloi se testi i saj për Covid-19 rezultoi pozitivë, kanë shkruar mediat amerikane.

Përmes një deklarate për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike.  Si një masë paraprake ajo do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme. Donald Trump Jr u testua i painfektuar, por si një masë paraprake është gjithashtu vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike.

Tashmë dihet se  Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, raportojnë media amerikane.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump jr kimberly guilfoyle koronavirusi ne shba donald trump jr kimberly guilfoyle koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll