Politike

Basha flet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve: Situata e COVID-19 nuk i pengon dot (Komenti për koalicionet parazgjedho

3 Korrik 2020, 19:36 Nga DOSJA
Basha flet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve: Situata e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për zgjedhjet e ardhshme duke thënë se nuk do të ketë shtyrje të tyre. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se shumë vende po zhvillojnë zgjedhjet edhe gjatë COVID-19 dhe Rama nuk mund të vendosë dot për mos mbajtjen e tyre.

Më tej ai ka folur dhe për mundësinë e votimit të kërkesave të opozitës së re për mos lejimin e koalicioneve dhe u shpreh se kjo gjë mund mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ka rrezik të shtyhen zgjedhjet që janë vendosur në 15 prill- 15 maj 2021?

Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri.

Koalicionet parazgjedhore. Sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe t’i pengojnë ato?

Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicionet parazgjedhore lulzim basha zgjedhjet e përgjithshme parlamentare koalicionet parazgjedhore lulzim basha zgjedhjet e përgjithshme parlamentare

Sondazh

Poll