Politike

“Situata e COVID-19 është e rëndë”, Basha thirrje Ramës: Mos u fshi më, qytetarët duan të dinë planin e qeverisë

3 Korrik 2020, 19:29 Nga DOSJA
“Situata e COVID-19 është e rëndë”, Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se i ka bërë thirrje qeverisë që në nisje të pandemisë që të adoptojë propozimet e opozitës, por nuk janë dëgjuar.

Ai tha se kryeministri është zhdukur dhe nuk po flet më për koronavirusin dhe ka bërë thirrje që qytetarët të ndihmohen, pasi situata është shumë e rëndë.

Pas 3 muajve sakrificë të shqiptarëve, tani shikoni pak komunikimin qeveritar të kryeministrit sa herë flet për situatën? Është zhdukur, situata është e rëndë. Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dali e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur. Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll