Politike

Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së: Rama: Do caktojmë një datë të re për mbledhjen e dy qeverive, po

3 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi sërish aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish0luftëtarëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Rama shtoi se me këto aktakuza po bëhet një padrejtësi ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

Ai u shpreh se do të caktohet një tjetër datë për të mbledhur dy qeveritë, por gjithmonë duke parë situatnë e Covid-19.

“U takuam 48 orë më parë në Prishtinë. Por sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas conference që të diskutojmë ndërkohë që jemi dakortësuar për të përcaktuar një afat të ri, për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situatën jo të lehtë. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një mbledhje dhe event tjetër të rëndësishëm që do të mbahet në Tiranë. Do të mbahet në Pallatin e Brigadave, është kongresi i parë. Do të caktojmë një datë të re për mbledhjen e dy qeverive. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Deformohet duke u transformuar në proces padrejtësie ndaj Kosovës dhe UÇK-së. janë të pritshme keqinterpretimet qoftë mes nesh. Qoftë edhe në mjedsin anglishtfolës. Duke ngatërruar thelbin. Ky qëndrim nuk ka përpjekje për të penguar procesin e drejtë ligjor por ka të kundërtën. Në këtë pikë nuk ka mundësi për kompromis. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare inkurajuese për drejtësinë.Me demek konsiderohet si akt pozitiv. Do të çojmë më tej procesin e bashkëpunimit. Është ogur i m irë që kryeministri Hoti vjen si një ndër protagonistët e kësaj rrugë bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyçe institucionale. Ka mbuluar aspekte të financave dhe ekonomisë. Nga eksperienca e tij, me siguri do të jetë një vlerë e çmuar,”- tha Rama ndër të tjera.

Hoti ka ardhur sot në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, e cila vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Dosja.al ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Kosovës, i cili mësohet se do të zhvillojë takime me  Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

(f.m;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama

Sondazh

Poll