Aktualitet

“Më thanë se po të shikoja Anisën do e ndëshkonte Zoti”/ Flet kunati i Zhaneta Josifit: Vajzën kisha 1 vit pa e parë,

3 Korrik 2020, 08:30 Nga DOSJA
“Më thanë se po të shikoja Anisën do e ndëshkonte

TIRANË- Kunati i Zhaneta Josifit, 56-vjeçares që u gjet e vdekur në Kombinat ka deklaruar se kishte një vit që nuk e takonte Anisën. Për “News 24” ai ka deklaruar se  kunata me vajzën tjetër, Blerën nuk e kishin lënë që të takonte Anisën. Sipas tij, ato i kishin thënë se nëse do e shikonte Anisën, këtë të fundit do e ndëshkonte Zoti.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjetër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Mëj tej ai deklaroi se familja Josufi ishte praktikante e “‘Dëshmitarëve të Jehovait” prej  shumë vite më parë dhe kontaktin e parë me këtë sekt e kanë marrë në Përmet. Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici.

Mbërmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta josifi vdesin nënë e bijë në tiranë xhaneta josifi blerta josifi vdesin nënë e bijë në tiranë xhaneta josifi

Sondazh

Poll