Aktualitet

I vëllai dha alarmin, motra si përgjigjej në telefon! Si u gjetën pa jetë nënë e bijë në banesë, vajza tjetër në gje

2 Korrik 2020, 18:34 Nga DOSJA
I vëllai dha alarmin, motra si përgjigjej në telefon! Si u

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku humbën jetën nënë e bijë, ndërsa në koma është edhe vajza e dytë. Ka qënë vëllai i të ndjerës, me iniciale S.F., ai që ka telefonuar ditën e sotme Komisariatin e Policisë nr.6 se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe se nuk i hapte derën e banesës. 

Pas alarmit të vënë nga vëllai i të ndjerës, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në banesën e tyre dhe kanë hapur me forcë derën e tyre duke i gjetur të pajeta. 56-vjeçarja Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa, 30 vjeç, u gjetën pa shenja jete. Ndërsa në gjendje kome ishte vajza e dytë, 34-vjeçarja Blerta. Kjo e fundit ende me shenja jete, aktualisht ndodhet në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë nga mjekët. 

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia gjithashtu ka bërë me dije se dyshohet se ato janë vetëflijuar, por ky detaj pritet që të konfirmohet nga autoritetet përkatëse. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18

BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...