Aktualitet

Merr fund liria! U liruan për 3 muaj prej koronavirusit, të dënuarit rikthehen në qeli. Mungon një, rezultoi pozitiv me COV

2 Korrik 2020, 17:46 Nga DOSJA
Merr fund liria! U liruan për 3 muaj prej koronavirusit, të

TIRANË– Liria merr fund! Një pjesë e madhe e të dënuarve që përfituan leje të vecantë 3 mujore, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend janë rikthyer në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se më datë 1 korrik i ripranuan në institucionet e vuajtes së dënimit 164 persona, përveç një prej tyre, i cili rezultoi pozitiv me Covid 19. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari është nga qyteti i Beratit megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

Të gjithë ata që lanë qelinë dhe duhet të ktheheshin në qeli deri më datë 18 korrik, në të kundërt do të merreshin nën hetim për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. 

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18

BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...