Sherr me 3 persona që përfundoi me krisma arme, kush është i riu që “i iku nga duart” policisë në Durrës. E shkuara
2 Korrik 2020, 18:25Nga DOSJA
DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me Alvaro Strefin, të riun që qëlloi me armë pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se Strefi nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
Në vitin 2014, ose kohë vetëm 27 vjeç, ai është arrestuar në kuadër të operacionit “Klienti”, pasi akuzohet se falsifikonte dokumenta së bashku me persona të tjerë. Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij 8 vula të ndryshme, mes tyre shqiptare dhe italiane. Përveç Strefit, nga Policia u arrestua edhe një 57-vjeçar (asokohe), i identifikuar si Muhamet Strefi.
NJOFTIMI I POLICISË NË 2014:
Baza e falsifikimit të dokumenteve të shqiptare dhe italiane gjendej në Shijak. Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Muhamet dhe Alvaro Strefi të moshave 56 dhe 27 vjeç. Falsifikimi i dokumenteve shqiptare dhe italiane bëhej me anë të disa mjeteve moderne brenda ambienteve të një banese. Agjentët e sektorit për krimin ekonomik dhe financiar sekuestruan 8 vula të ndryshme, të cilat ishin shqiptare dhe italiane, noteriale ose vula të komunave të ndryshme të Italisë. Por nuk mungonin dhe vula për lëshimin e mandat-pagesave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor të Durrësit. Sektori i antikrimit ka arritur të sekuestrojnë veç vulave edhe dokumente të tjera false si polica sigurimi, prokura të posaçme apo leje drejtimi. Hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë ngjarje, po vazhdojnë.
Strefi është shpallur në kërkim pasi pasditen e sotme është përfshirë në një konflikt me 3 persona të tjerë dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri, fatmirësisht pa lënduar njeri.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur pa jetë brenda banesës së tyre në zonën e Kombinatit. Ndërkohë vajza tjetër ës...
TIRANË -Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë denoncimin e radhës për “Eco Tirana”, shoqërinë ku Bashkia e Tiranës është 51% aksionere. Zhupa...
TIRANË – Javën e fundit në Shqipëri janë shënuar shifra rekord të numrit të infektuarve me COVID-19, por rritja e kurbës së pandemisë i ka lënë indiferentë...
TIRANË– Liria merr fund! Një pjesë e madhe e të dënuarve që përfituan leje të vecantë 3 mujore, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koron...
SHKODËR– Prokuroria e qytetit të Shkodrës ka “kopsitur” dosjen “BAJRI”. Në një kohë kur gjykata e Shkodrës, jo më larg se dje liroi një prej anëtarëve të g...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zbardhi ditën e sotme argumentat që kishin çuar në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, A...
Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18
BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...
TIRANË-Një foshnje 1 muj e gjysmë është prekur nga COVID-19. Mësohet se pas shfaqjes së simptomave, foshnja është transportuar në shërbimin infektiv në ped...
ITALI- Italia ka ekstraduar nga Gjermania drejt Romës 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane për krime të ndryshme, ku në mesin e tyre janë 3 shqiptarë dhe ...