E RËNDË në Tiranë! Gjenden pa jetë brenda banesës nënë e bijë, e reja prej 5 muajsh e vdekur, e lyenin me vaj e uthull
2 Korrik 2020, 18:23Nga DOSJA
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur pa jetë brenda banesës së tyre në zonën e Kombinatit. Ndërkohë vajza tjetër është gjetur me shenja jete dhe është nisur me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet në gjendje kome.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se se të ndjerat janë identifikuar si Zhaneta dhe Anisa Josifi, respektivisht 56 dhe 30 vjeç. Ndërsa vajza tjetër është identifikuar si Blerta Josifi, 34 vjeç. Ka qënë vëllai i 56-vjeçares, ai që ka dhënë alarmin për “zhdukjen” e të motrës, i cili ka denoncuar se prej 3 ditësh nuk komunikonte dot në celular me të dhe nuk i përgjigjej kur i shkonte në shtëpi.
Pas alarmit të tij, bashkë me të në banesën e së motrës kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët nuk kanë mundur që të hyjnë nga dera kryesore e banesës, dhe kanë vendosur që të futen brenda nga dritarja e tualetit. Sapo kanë hyrë brenda në dhomën e gjumit, kanë gjetur të mbështjellë me batanije dhe jorgan Anisën, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë 5 muaj më parë.
Motra dhe e ëma e ruanin nga “sytë” e komshinjve duke mbajtur gjithmonë mbyllur perdet, ndërsa për të shmangur erën e keqe dhe dekompozimin e trupit, e lyenin me vaj e uthull. Nuk dihet nëse vdekja e saj ka ardhur për shkake natyrale apo është vetëvrarë. Megjithatë 56-vjeçarja ka vendosur ta fshehë, duke pritur me padurim ringjalljen e të bijës.
Ajo u gjet edhe vetë pajetë në dhomën tjetër të shtëpisë, ndërsa Bleta, 34 vjeç, ka qënë e vetmja me shenja jete. Ajo është nisur menjëherë në spital, ku u paraqit në gjendje të rëndë. Por aktualisht gjendja e saj është përmirësuar, dhe ka dëshmuar për Policinë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka qënë gjithashtu në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Ai është shprehur se në banesën e tre grave janë gjetur shënime fetare, por gjithashtu është vënë re se kohët e fundit nuk kishin shenja ushqyerje. Por asnjë prej tyre nuk ka shenja dhune, çka eliminon mundësinë e vrasjes.
Aktualisht në banesën e tyre kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur hetimet lidhur mbi shkakun e vdekjes së tyre. Fillimisht dyshohet se tre gratë janë vetëflijuar, kjo edhe për shkak se nëna dhe vajzat ishin praktikante te fesë së krishterë dhe ishin pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait.”
Sipas sektit në të cilin ato bëjnë pjesë, vetëvrasja është e vetmja rrugë që të çon në parajsë për të sunduar pranë Krishtit. Ky sekt është i ndaluar në shumë shtete të botës, për shkak të ndikimit që kanë pasur në shumë persona, duke i dedikuar që t’i japin fund jetës.
Megjithatë as nëna dhe as vajzat e saj nuk ishin problematike. Sipas fqinjëve, ato kishin dy vite që nuk dilnin nga shtëpia, dhe vetëm Zhaneta punonte si sanitare. Ndër të tjera ata kanë treguar se kohët e fundit daljet kanë qënë shumë të rralla dhe gjëja e vetme që kanë vënë re ishte humbja e peshës së 56-vjeçares.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë denoncimin e radhës për “Eco Tirana”, shoqërinë ku Bashkia e Tiranës është 51% aksionere. Zhupa...
TIRANË – Javën e fundit në Shqipëri janë shënuar shifra rekord të numrit të infektuarve me COVID-19, por rritja e kurbës së pandemisë i ka lënë indiferentë...
TIRANË– Liria merr fund! Një pjesë e madhe e të dënuarve që përfituan leje të vecantë 3 mujore, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koron...
SHKODËR– Prokuroria e qytetit të Shkodrës ka “kopsitur” dosjen “BAJRI”. Në një kohë kur gjykata e Shkodrës, jo më larg se dje liroi një prej anëtarëve të g...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zbardhi ditën e sotme argumentat që kishin çuar në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, A...
Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18
BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...
TIRANË-Një foshnje 1 muj e gjysmë është prekur nga COVID-19. Mësohet se pas shfaqjes së simptomave, foshnja është transportuar në shërbimin infektiv në ped...
ITALI- Italia ka ekstraduar nga Gjermania drejt Romës 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane për krime të ndryshme, ku në mesin e tyre janë 3 shqiptarë dhe ...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ka zbardhur argumentat e përfundmit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit. Në shkresën e dër...