Aktualitet

Afera e Veliajt me “Eco Tirana”, Zhupa bën denoncimin e radhës: Kanë dhënë 3 miliard lekë tendera me fitues të përca

2 Korrik 2020, 18:20 Nga DOSJA
Afera e Veliajt me “Eco Tirana”, Zhupa bën denoncimin e

TIRANË -Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë denoncimin e radhës për “Eco Tirana”, shoqërinë ku Bashkia e Tiranës është 51% aksionere. Zhupa ka kërkuar hetim për tenderat e kësaj kompanie, për të cilën thotë se nuk e kryer diferencimin e mbetjeve në Tiranë.

Sipas saj kjo shoqëri ka zhvilluar tendera me vlerë 5 miliardë lekë për 52 kontrata publike, 27 prej të cilave kanë qenë vetëm me 1 pjesëmarrës. Më tej ajo ka shigjetuar edhe SPAK, për të cilën thotë se hesht kur provat janë evidente dhe ortakët e tij janë nën hetim për pastrimin e parave të pista të mafies italiane.

Denoncimi i Zhupës

Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë . Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a . Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit. Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura. SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eco tirana erion veliaj ina zhupa eco tirana erion veliaj ina zhupa

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18

BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...