Padia për shpifje dhe moskallëzim krimi, Gjykata e Posaçme përcakton datën e përballjes mes Ylli Ndroqit dhe Veliajt
2 Korrik 2020, 17:56Nga DOSJA
TIRANË –Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcaktuar datën 16 korrik për seancën e parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është paditur nga presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Në fletë-thirrje bëhet me dije, se nëse Veliaj nuk paraqitet në seancë, ftesa do të përsëritet dhe më pas do të bëhet shoqërimi me forcë nga policia.
Erion Veliaj është paditur për shpifje, për shkak të disa reagimeve, për disa pyetje të bëra nga gazetaret e “Ora News”. Ndroqi ka paditur gjithashtu Veliajn për moskallëzim krimi, pasi ky i fundit ka folur për persona që kanë tentuar ta gjobsiin.
Në seancën e 16 korrikut palët mund të pafaqësohen vetë, ose nga avokati nëpërmjet një prokure të posaçme.
Përpara seancës, Ndroqi i ka dhënë Veliajt një mesazh publik, duke i thënë se e ka detyrim moral përballë zgjedhësve që jetë transparent dhe të thotë të vërtetën, ndërsa e ka ftuar që të vijë në seancë pa avokat, raporton “Oranews”.
Mesazhi i Ndroqit
“Të ftoj të paraqitesh vetë në seancë pa avokat. E ke detyrim publik dhe moral përballë zgjedhësve të tu dhe të gjithë banorëve të Tiranës për të qenë transparent dhe për të thënë të vërtetën. Të ftoj të jemi në seancë në datën 16 në orën 09:00 përballë drejtësisë së shtetit shqiptar.”
(g.shs./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Liria merr fund! Një pjesë e madhe e të dënuarve që përfituan leje të vecantë 3 mujore, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koron...
SHKODËR– Prokuroria e qytetit të Shkodrës ka “kopsitur” dosjen “BAJRI”. Në një kohë kur gjykata e Shkodrës, jo më larg se dje liroi një prej anëtarëve të g...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zbardhi ditën e sotme argumentat që kishin çuar në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, A...
Aktualitet 2 Korrik 2020, 17:18
BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afa...
TIRANË-Një foshnje 1 muj e gjysmë është prekur nga COVID-19. Mësohet se pas shfaqjes së simptomave, foshnja është transportuar në shërbimin infektiv në ped...
ITALI- Italia ka ekstraduar nga Gjermania drejt Romës 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane për krime të ndryshme, ku në mesin e tyre janë 3 shqiptarë dhe ...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ka zbardhur argumentat e përfundmit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit. Në shkresën e dër...
TIRANË -Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, nënshkroi sot marrëveshjen me ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, për ndërtimin e 522 banesave indivi...
FIER-Prokuroria e Fierit ka kopsitur dosjen e grabitjes së pikës së Exchange në Fier dy vite më parë, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha. Pë...
TIRANË– Skulptori Agim Rada i ka dedikuar një vepër 2 Korrikut 1990, ditë kur shqiptarët kanë hyrë në ambasadën gjermanë në Tiranë.Gjatë ceremonisë së zhvi...