Aktualitet

2 Korrik 2020, 17:18 Nga DOSJA

BULQIZË– Komisariati i Policisë së Bulqizës dhe Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, janë vënë në alarm, pasi një i burgosur shkeli afatet e lejes. Ertigen Alla u dërgua me leje pranë familjes, por nuk u kthye brenda afatit ligjor, që ishte data 25 qershor.

Dy apo tre orë pas kalimit të afatit, autoritetet e burgut dhe të policisë udhëtuan drejt shtëpisë së Allës në Bulqizë. Aty u përballën familjarët e tij, të cilët i thanë se djali i tyre po udhëtonte drejt Burrelit.

Autoritetet më pas u nisën drejt Burrelit, por kuptuan se ishin mashtruar, pasi i dënuari kishte vendosur të mos kthehej në qeli. Ertigen Allës ndërkohë i kishte mbetur më pak se një vit nga shlyerja e dënimit.

Ka dyshime se Alla gjatë periudhës që ka qenë me leje, është përfshirë në krime të tjerë në Bulqizë. Aktualisht po vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe rikthimin në qeli.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu ne bulqize ertigen alla burgu ne bulqize ertigen alla

Sondazh

Poll