Aktualitet

Merreshin me trafikim droge e prostitucion/ Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar me burg, mes tyre shqiptarë e kosovar

2 Korrik 2020, 17:07 Nga DOSJA
Merreshin me trafikim droge e prostitucion/ Italia ekstradon nga Gjermania 12

ITALI- Italia ka ekstraduar nga Gjermania drejt Romës 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane për krime të ndryshme, ku në mesin e tyre janë 3 shqiptarë dhe një shtetas nga Kosova. 

Mësohet se të ekstraduarit shqiptarë janë Eduart Markola 39 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar droge; Elijon Beqiri, 38 vjeç i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike; Ramiz Smajlaj, 62 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkombëtar droge dhe Gëzim Beqiri, 30 vjeç, për të cilin autoritetet italiane thonë se është serb.

Po ashtu mediat italiane kanë bërë të ditur se pjesë e të ekstraduarve në Itali është dhe një grua e dënuar për prostitucion. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë: 2 shtetas rumunë, 2 italianë, 1 sirian, 1 indianë, 1 boshnjak e 1 tunizian.

Burimi:.abruzzoweb.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart markola elijon beqir gëzim beqiri itali ramiz smajla eduart markola elijon beqir gëzim beqiri itali ramiz smajla

Sondazh

Poll