Bota

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani, kryetarja e Parlamentit të Kosovës

2 Korrik 2020, 11:19 Nga DOSJA
Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani, kryetarja e Parlamentit të

KOSOVË- Pasditen e djeshme, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Policia e Kosovës njofton se një person (identiteti i të cilit ende nuk dihet) e ka kërcënuar atë në rrjetin social Twitter. Mësohet se kërcënimi është bërë në gjuhën angleze.

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga kryeparlamentarja për këtë kërcënim.

Më 27 mars u kërcënua me jetë edhe presidentit i Kosoves, Hashim Thaçi. Një qytetar  me emrin Kujtim Boletini kërcënoi me vdekje presidenti. Ai u arrestua menjëherë nga Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kërcënohet me jetë vjosa osmani vjosa osmani kërcënohet me jetë vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll