Aktualitet

Protesta/ Apeli lë në burg Protoduarin dhe Docin, Balliu: Nuk kanë asnjë provë

4 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Protesta/ Apeli lë në burg Protoduarin dhe Docin, Balliu: Nuk

TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në burg Mariglen Docin dhe Dorjan Protoduarin.  Nga ana tjetër masa “arrest shtëpie” është dhënë për protestuesit: Pal Daija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Emiliano Mustafa.

I pranishëm në Gjykatën e Apelit është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Sipas Balliut ky vendim i Gjykatës është i padrejtë dhe se nuk ekziston asnjë lloj prove që vërteton dhunën e ushtruar në protestë.

Njerëz të përfshirë edhe në vrasje janë lënë në masa arresti më të thjeshta se sa për këta protestues që nuk ka asnjë provë. Le të na tregojë një xham të thyer apo një polic të lënduar por nuk ka. Gjykata janë të Rilindjes. Sot na ka mbetur vetëm të vijë vetë Rama dhe të japë vendimet. Bandat e Shkodrës nuk guxon t’i shohë njeri në sy ndërsa protestuesit shoqërohen në burg.

Ka vetëm një arsye pse protestuesit lihen në burg sepse terrorizojn ilegjimitetin e shtetit të Ramës. Nuk mund të rri pa thënë se këto gjyakata janë kthyer në politike dhe qesharake. Edi Rama dhe shokët e tij po mundohen të vijojnë misionin komunist. Në cilin vend tjetër do kishte shoqërime pa asnjë provë.

Ai po kthehet në një barbar dhe nuk nga mbetet gjë tjetër veccse ta largojmë atë për të shpëtuar Dorianin dhe Mariglenin të cilët kanë ccjerrë fasadën e këtij. Minjtë e haleve të rilindjes duhet të trajtohen si mintë e hales ndërsa protestuesit janë luanë”,– u shpreh Balliu.

Të pranishëm në seancën gjyqësore kanë qenë edhe mamaja e Dorian Protoduarit dhe babai i Mariglen Docit. Ata u shprehën se nëse nuk ikën kryeministri Edi Rama, do të kërkojnë azil politik. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldi spaho dorian protoduari emiliano mustafs ermir bruka gazmir bekshiu mariglen doçi pal daija protesta e astirit protesta e opozites shembja e banesave unaza e madhe aldi spaho dorian protoduari emiliano mustafs ermir bruka gazmir bekshiu mariglen doçi pal daija protesta e astirit protesta e opozites shembja e banesave unaza e madhe

Sondazh

Poll