Politike

Rudina Hajdari: Rama ndaje mendjen, do jesh pjesë e 10 %-ëshit që mbështet militantët apo do bësh që Shqipëria t’u ngj

2 Korrik 2020, 11:08 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Rama ndaje mendjen, do jesh pjesë e 10 %-ëshit që

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se maxhiranca me në krye kryeministrin Edi Rama duhet të ndajnë mendjen dhe të tregojnë nëse janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë lista të hapura, apo mbështesin pjesën tjetër, që sipas Hajdarit janë militantët.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Hajdari u shpreh se nëse kryeministri Rama zgjedh të jetë në krah të militantëve do të dalë i humbur.

Deputetja i bëri thirrje maxhoranës që të mbështesë ata shqiptarë që duan lista të hapura dhe që sipas saj janë 85-90% e gjithë Shqipërisë.

Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë. Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiprarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj. A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Nëpërmjet zgjedhjeve dhe listave të hapura, u tregojmë atyre që duam zhvillim në këtë vend dhe që Shqipëria t’u ngjajë vendeve europiane. Edi Rama, nëse ti zgjedh të jesh pjesë e pakicës, do të jesh i humbur, duhet të tregosh se je këtu për shumicën e shqiptarëve,”- u shpreh Hajdari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seance plenare 2 korrik 2020 edi rama rudina hajdari seance plenare 2 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...