Politike

Zgjedhjet në Universitete, Unioni i Këshillave Studentor: Nuk i njohim rezultatet, proces i minuar pa praninë e studentëve

2 Korrik 2020, 10:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Universitete, Unioni i Këshillave Studentor: Nuk i njohim

TIRANË– Unioni i Këshillave Studentor ka reaguar në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Përmes një deklaratë zyrtare, Unioni i Këshillave Studentor shprehet se studentët nuk do të jenë të pranishëm në votime dhe se ky process pa praniën e tyre është i padrejtë.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se procesi zgjedhor në universitetë është një farsë nëse nuk zbatohet urdhërat që lëshohen nga vetë MASR. Gjithashtu deklarata shton se Unioni i Këshillave Studentor nuk do t’i njohë rezultatet e dala nga këto votime.

Deklarat e plotë

Unioni i Këshillave Studentor po ndjek me vëmendje të madhe procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë. Për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të besueshëm ne si UNION I KËSHILLAVE STUDENTORË kërkojmë plotësimin e këtyre kushteve: 1. Duke qenë se 75 % e studentëve nuk ndodhen në auditoret e universitetit pasi sipas urdhrit të MASR vitet e ndërmjetëme do kthehen në universitete jo më para se muaji Gusht kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Universitetet të plotësojnë kushtet e transportit të studentëvë që ndodhen nëpër rrethe. Nuk mund të ketë një proces të drejtë kur mungojnë në votime studentët 2. Kandidatët për Rektor/Dekan por edhe për Senat Akademik duhet të plotësojnë çdo KUSHT që përmban rregullorja e zgjedhjeve nëpër universitetet publike. 3. Të garantohet angazhimi i marrë në kuadër të paktit për Universitetin, përcaktuar në pikën 4 të Urdhrit të MASR Nr. 8, datë 14.1.2020” për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit lartë” i ndryshuar dhe pikën 3 të Urdhrit nr.108, datë 8.5.2020 “Për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shaktuar nga pandemia e COVID-19” me qëllim garantimin e integritetit akademik të kandidatëve për autoritete drejtuese Rektor/Dekan nëpërmjet procesit të verifikimit të ligjshmërisë së fitimit të gradës shkencore dhe titullit akademik, përfshirë kontrollin antiplagjaturë. Nëse Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ndjek zbatimin e urdhrave që ajo vetë lëshon kjo sjell minimin e besueshmërisë tek zgjedhjet. Nëse këto KUSHTE nuk merren parasysh ne e quajme këtë procese një farsë dhe nuk e njohim rezultatin e dalë nga këto votime.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini caktoi datën 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Kjo datë nuk është pritur mirë as nga Partia Demokratike, e cila shprehet se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. PD-ja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitetin me zgjedhjet e 30 korrikut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini unioni i këshillave studentor besa shahini unioni i këshillave studentor

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...