Politike

“Votoni marrëveshjen”, Balla i përgjigjet Bardhit: Kuvendi ka rregulla dhe afate, ne i përmbahemi paktin

2 Korrik 2020, 10:22 Nga DOSJA
“Votoni marrëveshjen”, Balla i përgjigjet Bardhit: Kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gazment Bardhi. Në një deklaratë nga Kuvendi, Balla tha se Bardhi nuk mund të bëjë presion deputetëve, pasi në institucione ka rregulla dhe afate.

“Kishte dalë një Gazment apo Gazmir Bardhi, si e ka që kishte thënë se Kuvendit të miratojë menjëherë draftin e Këshillit Politik. Por dua t’i them këtij që në Kuvend ka rregulla, ka afate dhe kalendar për miratimin e ligjeve. Ne i përmbahemi marrëveshjes dhe zbatojmë rregullat në Kuvend”, u shpreh Balla.

Më herët Gazmend Bardhi, kërko që parlamenti të miratojë në seancën e radhës, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi tha se këto ndryshime dhe zbatimi i tyre, është një hap që dëshmon vullnet në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi seance plenare 2 korrik 2020 taulant balla gazment bardhi seance plenare 2 korrik 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...