Politike

Korab Lita: Këshilli Politik ishte dështim, ne duam listat e hapura jo për veten tonë por për parimin

2 Korrik 2020, 10:20 Nga DOSJA
Korab Lita: Këshilli Politik ishte dështim, ne duam listat e hapura jo

TIRANE– Korab Lita, deputet i opozitës së re, tha në Kuvend se marrëveshja e arritur në Këshillin Politik ishte dështim. Sipas tij, opozita e re kërkoi ndryshimin e Kushtetutës dhe hapjen e listave si një ndryshim parimor, e jo për përfitime personale. “Ajo që ndodhi në këshillin politik ishte një parodi dhe dështim total. 12 vite më parë shqiptarët vendosën të mbyllin listat e deputetëve dhe kjo ishte shmangia e hyrjes së bajraktarëve që siguronin vota me para e forcë, por kjo nuk e parandaloi këtë fenomen, pasi parlamenti u mbush me kriminelë dhe llum. Ndryshimet kushtetuese në 2008 ishte thjeshtë një manovër për të bërë kryetarët e partive të plotfuqishëm dhe sot kemi shembullin e Ramës që ka gjithçka në dorë. Opozita pranoi mandatet për të mbajtur në funksion parlamentin dhe të sillte garën mes deputetëve me lista të hapura. Nisma jonë për ndryshimin e Kushtetutës nuk është individuale por parimore“, tha Lita.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korab lita seance plenare 2 korrik 2020 korab lita seance plenare 2 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...