Kodi Zgjedhor/ PD thirrje Ruçit, Bardhi: Miratoni ndryshimet në seancën e radhës, të mos vonohet integrimi për në BE (DEK
2 Korrik 2020, 09:09Nga DOSJA
TIRANË- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kërkon që parlamenti të miratojë në seancën e radhës, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se këto ndryshime dhe zbatimi i tyre, është një hap që dëshmon vullnet në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
DEKLARATA E PLOTË:
Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.
Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Reagimi vjen paralelisht me debatet që janë zhvilluar sot në Kuvend,ku deputeti Myslym Murrizi akuzohet maxhorancën dhe opozitën jashtë parlamentit se kanë bërë “pazar” me draftin e depozituar dje nga Damian Gjiknuri në Kuvend. Dje, Gjiknuri dorëzoi draftin final të marrëveshjes së arritur me opozitën jashtëparlamentare, ku nuk përfshihen kërkesat e opozitës së re, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe për të vendosur listat e hapura.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur projektin e rrugës Milot- Fier një projekt vjedhjeje. Teksa është takuar më operatorët turi...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, i rikhtyer në Kuvend pas përfundimit të dënimit për shkelje të rregullores ka hedhur akuza kundër Gramoz Ruçit. Në fj...
TIRANË- Nis seanca plenare. Deputeti Andi Përmeti i kërkoi Gramoz Ruçit që të lejojë rikthimin e diskutimeve normale në Kuvend për çdo ligj, ...
Politike 2 Korrik 2020, 08:16
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot ngjarjes e 2 korrikut 1990. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se edhe pse në ...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i është përgjigjur deklaratave të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka shprehur mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që më 2 korrik 1990 u futën në ambasadat e huaja në Tiranë. Nëpërmjet një post...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një lajm të mirë për Shqipërinë, marrjen e Presidencës së BE-së nga Gjermania. Nëpërmjet ...
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se Kodi i ri zgjedhor duhet të kalojë në parlament në mesin e korriku...