Politike

Rruga Milot-Fier, Basha: Nuk do realizohet kurrë, është një aferë korruptive e qeverisë në ikje

2 Korrik 2020, 08:46 Nga DOSJA
Rruga Milot-Fier, Basha: Nuk do realizohet kurrë, është një

DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur projektin e rrugës Milot- Fier një projekt vjedhjeje. Teksa është takuar më operatorët turistikë në Divjakë, Basha u shpreh se kjo rrugë nuk ka asnjë shans të realizohet e shton se do të mbetet thjesht një projekt imagjinar.

U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive”, tha kreu i PD.

Më tej Basha u shpreh se qeveria e ardhshme nuk ka për ta njohur këtë projekt, të cilin e quan korruptiv.

“Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’I dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë… Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve”, u shpreh Basha.

Një ditë më parë qeveria çeli garën ndërkombëtare për segmentin rrugor Fier-Milot, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja Balluku bëri me dije, se ky projekt do të kushtojë 1.2 miliardë euro dhe pritet të jetë i aksesueshëm jo më parë se viti 2026. Ajo bëri me dije se aksi do të jetë me pagesë, ndërsa shtoi se do të ketë edhe një rrugë pa pagesë, që do të mirëmbahet nga kompania.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha prezantohet projekti milot-fier rruga milot-fier lulzim basha prezantohet projekti milot-fier rruga milot-fier

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...