Politike

“Është tallje, na sillni 15 ligje në seancë dhe kemi 2 minuta kohë të flasim”/ Andi Përmeti debat me Ruçin, kryeparl

2 Korrik 2020, 08:29 Nga DOSJA
“Është tallje, na sillni 15 ligje në seancë dhe kemi 2

TIRANË- Nis seanca plenare. Deputeti Andi Përmeti i kërkoi Gramoz Ruçit që të lejojë rikthimin e diskutimeve normale në Kuvend për çdo ligj, pasi situata e fatkeqësisë natyrore përfundoi. Përmeti i theksoi Ruçit se deputetët kanë shumë pak kohë për të folur, ndërkohë që në një seancë janë nga 15 ligjje për diskutim. Kreu i Kuvendit iu përgjigj se seancat do të vijojnë në këtë mënyrë, pasi disa akte normative për COVID-19  janë ende në fuqi.

DEBATI:

Andi Përmeti: Për procedurë. Sot ne jemi 9 ditë mbasi është mbyllur gjendja e jashtëzakonshme dhe përsëri nuk kemi të drejtën e fjalës në parlament. Ju sillni nga 15 ligje për të votuar çdo seancë dhe ne kemi të drejtë të flasim 2 minuta gjithsej, pra diku tek 8 sekonda për ligj. Kjo është tallje. Unë e kuptoj situatën e vështirë të shkaktuar nga Covid, mirëkuptoj edhe mbledhjet online të komisioneve sepse ruajmë distancimin fizik por ne këtu mblidhemi rreth 140 frymë në nje sallë dhe qëndrojme 4 orë, ka raste degjojmë 1 ore e gjysëm Ramën, ka raste rrimë edhe me shume se 4 orë. Pra ne jemi ketu, me njeri tjetrin. Ju mendoni që një orë ose 2 orë me shumë në këtë sallë, pasi kemi ndenjur 4 orë mund të sjellë shpëtimin nga Covid? Ju sfidoj publikisht,  të dalë një mjek dhe të të thotë po qëndrove 4 ore rrezik s’ka,  po qëndrove 5 ose 6 ka rrezik. Pra t’i rrikthejme parlamentit debatin sepse eshte nevojshmeri dhe ju vet si kryetar parlamenti duhet ti jepni rëndesinë e debatit kësaj salle se pa të, kjo sallë vetem me ngritje kartoni nuk ndryshon shume nga ajo e para viteve 90. 

Gramoz Ruçi: E keni absolutisht gabim retorikën tuaj. Unë të respektoj se jemi pjesë e kësja salle. Por respektoj më shumë ekspertët. Parlamenti i Shqipërisë nuk bën asgjë më pak se parlamentet e vendeve homologe. Vërtetë ka rënë gjendja e jashtëzakonshme, por disa akte normative janë në fuqi. Ju jetoni këtu në Shqipëri, numri i të infektuarve është rritur. Shembull më të mirë jeni ne, që nuk është as  koha as momenti që të shkujdesemi  nga masa. Duke shpërdorurar fjalën ne japim shembullin më të keq.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti seance plenare 2 korrik 2020 andi përmeti seance plenare 2 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...