RTSH blen ndeshjet e Champions League, Balla: Anuloni kontratën, futbolli është luks. 1.8 mln € janë shpenzim i tepruar
2 Korrik 2020, 10:14Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur kundër vendimit të RTSH-së për blerjen e ndeshjeve të Champions League. Balla tha se nuk është dakord që të televizoni publik të blejë ndeshjet e kategorisë së tretë me një vlerë 1.8 milionë Euro.
Për deputetin e PS, këto para duhet të ishin përdorur për të fuqizuar sinjalin, pasi ndeshjet e futbollit janë luks.
“Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizoni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit. Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe pa i parë. Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet”, u shpreh ndër të tjera Balla. Në fund ai kërkoi dhe anulimin e kontratës, pasi nuk i bën nder televizionit publik.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kërkon që parlamenti të miratojë në seancën e radhës, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. ...
DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur projektin e rrugës Milot- Fier një projekt vjedhjeje. Teksa është takuar më operatorët turi...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, i rikhtyer në Kuvend pas përfundimit të dënimit për shkelje të rregullores ka hedhur akuza kundër Gramoz Ruçit. Në fj...
TIRANË- Nis seanca plenare. Deputeti Andi Përmeti i kërkoi Gramoz Ruçit që të lejojë rikthimin e diskutimeve normale në Kuvend për çdo ligj, ...
Politike 2 Korrik 2020, 08:16
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot ngjarjes e 2 korrikut 1990. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se edhe pse në ...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i është përgjigjur deklaratave të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka shprehur mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që më 2 korrik 1990 u futën në ambasadat e huaja në Tiranë. Nëpërmjet një post...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një lajm të mirë për Shqipërinë, marrjen e Presidencës së BE-së nga Gjermania. Nëpërmjet ...