Aktualitet

Gërryenin shtratin e lumit Erzen, procedohen penalisht dy persona, njëri gjobitet edhe me 2 mln lekë

2 Korrik 2020, 10:02 Nga DOSJA
Gërryenin shtratin e lumit Erzen, procedohen penalisht dy persona,

SHIJAK– Dy persona janë proceduar penalisht, dhe një prej tyre është gjobitur me 2 milionë lekë të reja nga IKMT-ja pasi akuzohen se kanë bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës pranë shtratit të lumit Erzen.

Konkretisht, sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, D.K., 49 vjeç, banues në Shijak është duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës;konstatuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.

Ndërsa L.K., 56 vjeç, banues në Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Ky i fundit, është gjobitur edhe me 2 milionë lekë të reja nga IMKT-ja. 

Njoftimi i policisë Shijak

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasit:

– D.K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës;

– L.K., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak. Nga ana e IKMT-së u vendos masë administrative 2 milion lekë për shtetasin L.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerryje ne lumin erzen procedohen penalisht dy persona ne shijak shijak gerryje ne lumin erzen procedohen penalisht dy persona ne shijak shijak

Sondazh

Poll