Aktualitet

Dy të tjerë të infektuar në Fier, bashkëshorti dhe nusja e djalit dalin me Covid-19, kontakte të 50-vjeçares me koronavir

2 Korrik 2020, 09:40 Nga DOSJA
Dy të tjerë të infektuar në Fier, bashkëshorti dhe

FIER– Dy persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar në qytetin e Fierit. Mësohet se bëhet fjalë për bashkëshortin e një 50-vjeçareje që u raportua një ditë më parë, dhe nusen e djalit të gruas në fjalë.

Kjo familje tashmë është totalisht e infektuar, përveç mbesës së vogël. Dyshohet se Covid-19 është marrë fillimisht nga nusja e familjes, e cila ka shoqëruar vjehrrin pranë QSUT-së, dhe më pas ia kanë transmetuar pjesës tjetër të familjes.

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...