Aktualitet

SPAK i kthen pas OFL-së 80 pasuri, makina LUKSI, e pasuri të paluajtshme: U sekuestruan në kundërshtim me ligjin (NJOFTIMI)

2 Korrik 2020, 09:37 Nga DOSJA
SPAK i kthen pas OFL-së 80 pasuri, makina LUKSI, e pasuri të

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK), i ka dërguar mbrapsht 80 pasuri të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, pasi janë sekuestruar në kundërshtim me aktin normativ. Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga 243 pasuri të dërguara për sekuestro, janë marrë për vlerësim në gjykatë, 102 pasuri. Nga këto 102 pasuri, 80 prej tyre janë liruar, duke e lenë numrin e pasurive të sekuestruara në vetëm 20. SPAK shton se gjatë muajit Qershor 2020 Prokuroria e Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

NJOFTIMI I PLOTË: 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :

Tiranë, më 01.07.2020

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni forca e ligjit spak kthen pas ofl operacioni forca e ligjit spak kthen pas ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...