Aktualitet

Vidhte banesat e dëmtura nga tërmeti, kapet “skiferi” në Durrës, 35-vjeçari “bëri kërdinë” edhe me matësat e uj

2 Korrik 2020, 06:56 Nga DOSJA
Vidhte banesat e dëmtura nga tërmeti, kapet “skiferi”

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale XH.K, i cili vidhte banesat e dëmtura nga tërmeti. Policia bën me dije se gjatë muajve të fundit i riu ka kryer 7 vjedhje në banesat që u dëmtuan nga tërmeti. Mësohet se 35-vjeçari ka vjedhur matësa uji, energjisë elektrike dhe mobilje shtëpie.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Pallati”, për zbardhjen e vjedhjeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Arrestohet një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati”, arrestuan në flagrancë shtetasin: Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji; – Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike; – Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat; – Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner; – Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.; – Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.; -Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në durrës arrestohet skiferi në tiranë arrestohet 35-vjeçari në durrës arrestohet skiferi në tiranë

Sondazh

Poll