Bota

“Është grip sezonal nuk ekziston”, Qytetari nga Kosova pretendon se kuron COVID-19: Nëse ka vërtetë virus unë e shëro

1 Korrik 2020, 12:06 Nga DOSJA
“Është grip sezonal nuk ekziston”, Qytetari nga Kosova

KOSOVË-Në një kohë që në mbarë botën  po kërkohet një ilaç që të “zhduk’ këtë lloj virusi  vdekjeprurës, një personazh në Republikën e Kosovës pretendon se mund të shërojë koronavirusin.

Bëhet fjalë për Skënderin i cili prej 20 vitesh merret me Joga dhe meditim, e sipas tij me anë të tyre mund të mund këtë sëmundje.

 “Nga përvojat dhe shërimet e mëdh që kamë bërë, këtë koranvirusin e  shëroj për dy ditë, ka qenë për tre muaj por unë nuk e besoj. Për mua si parapsikolog  virusi nuk ekziston, është një grip sezonal, por këto mediat e ndryshme, shtet e mëdha kanë pasur interesat e veta për vaksinën përmes së cilës do na sjellin çipat të sistemit 5G, por virus nuk ka. Por nësë ka virus dhe ekziston unë e shëroj  për dy ditë. E shëroj me kontakt të personit, por më duhen të dhënat e sakta që personi është me koronavirus, por nëse ka sëmundje të tjera, diabet apo zemër unën nuk merrem me to, sepse aty s’ka virus.”– është shprehur Skënderi.

Ndër të tjera ai është shprehur se mund të shërojë edhe sëmundje të tjera, si epilepsinë ose kancerin në fazën e parë.

Më tej ai ka thënë se gjatë fëmijërisë e adhuronte shumë borën, edhe një ditë dimri kur po shikonte pranë një pallati borën që binte i është shfaqur edhe figura e Isait, ose Jezu Krishtit, thotë ai duke sqaurar se Isai është për myslimanët ndërsa të krishterët i thonë  Jezu Krishti.

“Mua mu shfaq figura e gjallë me sekonda dhe për mua është diçka e madhe.”– ka thënë ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove skënderi koronavirusi ne kosove skënderi

Sondazh

Poll