Aktualitet

COVID-19 / Shkon në 65 numri i viktimave, humbin jetën tek Infektivi 2 të moshuara, MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëru

1 Korrik 2020, 09:11 Nga DOSJA
COVID-19 / Shkon në 65 numri i viktimave, humbin jetën tek Infektivi 2

TIRANË- Shkon në 65 numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 të moshuara. Viktimat janë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar  45 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Sakaq është ulur nurmi i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll