Aktualitet

Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19, MSH konfirmon 45 raste të reja, ulet numri i pacientëve tek Infektivi

VIDEO
  • Shkon në 65 numri i viktimave
  • 10 raste të reja me COVID-19 në Shkodër/ Preket punonjësi i bashkisë
  • Shkon në 65 numri i viktimave, humbin jetën dy të moshuara tek spitali Infektiv. Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 45 raste të reja. Harta është zgjeruar në 9 qytete. Në spitalin infektiv janë të shtruar 71 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive.
    Featured image of article: Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19, MSH konfirmon 45 raste të reja, ulet numri i pacientëve tek Infektivi Marjeta Dervishi, ISHP

    SHQIPËRI- Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. MSH bën me dije se kanë humbur jetën një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Kështu ka shkuar në 65 numri i viktimave.

    Ndërkohë është ulur numri i të infektuarve, pasi sot janë konfirmuar vetëm 45 raste të reja. Harta është zgjeruar me 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Aktualisht në sptialin Infektiv ndodhen 71 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar. Po kështu është ulur numri i pacientëve që marrin mjekim tek Infektiv, pasi një ditë më parë kanë qenë 79 të shtruar.

    Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    Njoftimi i plotë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 57 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren. Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
    Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.  Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.
    Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
    Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

    COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)
    Testime totale 27303
    Raste pozitive 2580
    Raste të shëruara 1516
    Raste Aktive 999
    Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 367
    Durrës 201
    Shkodër 150
    Vlorë 110
    Fier 47
    Lezhë 42
    Korçë 28
    Kukës 19
    Elbasan 16
    Gjirokastër 7
    Berat 6
    Dibër 6

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment