Aktualitet

Sherri masiv në Elbasan/ Policia: S’ka pasur të shtëna me armë zjarri, është plagosur një person, në pranga pronar

1 Korrik 2020, 05:59 Nga DOSJA
Sherri masiv në Elbasan/ Policia: S’ka pasur të shtëna me

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me sherrin masiv që ndodhi mbërmjen e djeshme në këtë qytet. Uniformat blu njoftojnë se në lagjen “Kineze” jashtë një lokali është goditur me mjete të forta një person me iniciale L.H. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Elbasanit, ku po merr mjekim. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.

Ndërkohë në prangat e Policisë ka rënë pronari i lokalit, 25-vjeçari me iniciale R.L. Sipas policisë i riu ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes dhe ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. Sakaq, Policia sqaron se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një sherr masiv në Elbasan, ku disa persona u konfiktuan me njëri-tjetrin. Dosja.al raportoi se ishin 12 persona të cilët gjatë sherrit përdorën edhe shkopa beizbolli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr masiv ne elbasan sherr masiv ne elbasan

Sondazh

Poll