Aktualitet

Sherri masiv në Elbasan/ Policia arreston pronarin e lokalit, u përplas me efektivët dhe tentoi të prishte vendin e ngjarjes

1 Korrik 2020, 07:56 Nga DOSJA
Sherri masiv në Elbasan/ Policia arreston pronarin e lokalit, u

ELBASAN- Policia ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale R.L, i cili është pronari i lokalit ku ndodhi sherri në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes dhe ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: R.L., 25 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një sherr masiv në Elbasan, ku disa persona u konfiktuan me njëri-tjetrin. Dosja.al raportoi se ishin 12 persona të cilët gjatë sherrit përdorën edhe shkopa beizbolli. Ndërkohë, policia ka sqaruar se është plagosur vetëm një person dhe nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pronari i lokalit në elbasan sherr masiv ne elbasan arrestohet pronari i lokalit në elbasan sherr masiv ne elbasan

Sondazh

Poll