Aktualitet

Aksident në Tiranë, momentet kur i plagosuri merret me barelë

1 Korrik 2020, 06:30 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, momentet kur i plagosuri merret me barelë

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmë në darkë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Siç shihet dhe nga foto ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të plagosurin me barelë.

Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje dëshmimtarët, por ende nuk ka një njoftim për aksidentin. Më tej njoftohet se për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk ka marrë dëmtime të mëdha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia tirane aksident ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll