Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina tip “BMW” përplas kalimtarin, 75-vjeçari humb jetën në spital (EMRI)

1 Korrik 2020, 06:03 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina tip “BMW”

VLORË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në lagjen “10-korriku” në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “BMV” me targa AA 469 SV ka përplasur për vdekje 75-vjeçarin Qemal Lamani.  I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije këmbësori sapo kishte bërë pazar dhe pas goditjes, domatet që ndodheshin në çantën e tij janë përhapur nëpër rrugë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç. Ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore plagoset një person në vlorë aksident ne vlore plagoset një person në vlorë

Sondazh

Poll