Aktualitet

“Do bëhemi me kancer”/ Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kundër ndërtimit të pikës së grumbullimit të ple

1 Korrik 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Do bëhemi me kancer”/ Banorët e fshatit Gështenjas

POGRADEC- Banorët e fshatit Gëshenjas në Pogradec janë ngritur në protestë, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në fshatin e tyre. Ata shprehen se nuk do të lejojnë ndërtimin e kësaj pike grumbullimi, e cila do të jetë në funksion të landfillit të Maliqit. Banorët theksojnë se nga plehrat do iu shfaqen sëmundje dhe u janë prerë edhe pemët frutore.

 “Gështenjët na i prenë, ikën ato. Tani sjellin plehrat këtu. E ka shitur ai zotëria, ka marrë 500 milionë dhe i ndërron makinat.”, tha një banor për Fax News.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “ Por erdhën plehrat këtu, nuk hahen gështenjat më. Do vdesim të tërë, do bëhemi me kancer. Këta i paguan shteti e janë të detyruar. Nuk jemi as gjermanë, as italianë, as serbë që ka sjellë të gjithë policinë këtu. Nuk jemi kundër familjeve tona se ata janë të gjithë djemtë e mi dhe të këtij këtu.”

Ata theksuan më tej se plehrat do iu dëmtojnë ujin, tokën, prodhimet bujqësore dhe pemët frutore. Këto të fundit janë burimet e vetme me të cilat sigurojnë ushqimin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në pogradec në protestë banorët në pogradec në protestë

Sondazh

Poll