Aktualitet

FOTO+ DETAJE/ I dënuar me tetë vite burg, kush është Gjekson Pusi që i bëri atentat Fatjon Harushës në Shkodër, ishte s

30 Qershor 2020, 08:59 Nga DOSJA
FOTO+ DETAJE/ I dënuar me tetë vite burg, kush është Gjekson

TIRANË– Gjekson Pusi, 33 vjeç nga Shkodra, i cili u vu në pranga sot pasi qëlloi me armë zjarri drejt djalit të xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha, Fatjonit, nuk është një person i panjohur për Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, 33-vjeçari rezulton të jetë i përfshirë edhe në atentatin ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Mësohet se Pusi është pikërisht personi që drejtonte mjetin nga ku dolën plumbat që vërshuan mbi trupin e Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor.

Më pas, Pusi ka qenë sërish në drejtim të mjetit ku mendohet se ndodhej edhe Viktor Marku, tashmë në pranga, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, që ishte pikërisht Komuna e Parisit, pranë Kristal Center.

Por Gjekson Pusi është arrestuar edhe një vit më parë. Në muajin tetor të vitit 2019, Pusi u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri të llojit “Zastava” me dy krehra me fishekë, në Shkodër. Gjekson Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri, dhe të trembur këta të fundit lajmëruan policinë. Brenda pak minutash, 33-vjeçari ra në prangat e policisë në kushtet e flagrancës, teksa ecte në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Momentet e arrestimit të Pusit:

Ai u akuzua për veprën penale “mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Më herët, Gjekson Pusi ka qenë i dënuar me tetë vite burg për ‘Vjedhja me armë’. Por edhe pse i arrestuar për armëmbajtje pa leje, nën masën “arrest shtëpie”, Pusi ka qenë sërish i lirë në Shkodër, për të vijuar me ‘aktivitetin’ e tij.

Një ditë më parë, në orën 12:30, 33-vjeçari, i hipur me një motor të lojit “Papaq”, bashkë me një grua që ishte veshur me bluzë të bardhë, qëlloi me armë zjarri drejt makinës, në të cilën po udhëtonte Fatjon Harusha. Ky i fundit, djali i xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha, po udhëtonte me një mjet “Hyundai”, me targa ‘AA207SV’ dhe shpëtoi pa e kapur plumbat.

Ky mjet rezultoi të ishte në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe sipas ish-kryeministrit Sali Berisha në mjet me Harushën po udhëtonte edhe drejtoresha e transportit rrugor Shkodër, Egla Mirashi. Berisha shtoi se një muaj më parë të njëtës makinë i është vendosur tritoli, ndërkohë që motivet e atentatit të djeshëm nuk dihen ende.

Përsa i përket ngjarjes së Hekuran Billës, tashmë janë në pranga katër persona: Viktor Marku që akuzohet si ekzekutor, Sebastian Mali, bashkëpunëtor, Adiola Lakra, bashkëpunëtore dhe Gjekson Pusi.

Por arrestimi i 33-vjeçarit Pusi na bën të dyshojmë se Harusha dhe Billa kanë pasur një ‘armik’ të përbashkët, ç’lidhje ka pasur mes tyre? A njihej Harusha me Billën? Apo siç ka përdorur Adiola Lakra si alibi se krejt rastësisht njihte Sebastian Malin dhe Hekuran Billën (të dy në gjak me njëri-tjetrin), edhe Gjekson Pusi, krejt rastësisht kishte konfliktem e Harushën dhe Billën?

Hetimet e metejshme pritet të zbardhin detaje nëse Pusi kishte vërtet konflikt me të dyja palët, apo është thjesht një ‘vegël’ për t’i sulmuar ata.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne shkoder fatjon harusha gjekson pusi atentat ne shkoder fatjon harusha gjekson pusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 13:36

TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...